Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë për Neymarin

Paris Saint-Germaini po synon t’ia vazhdojë kontratën yllit të skuadrës, Neymar.

Sipas mediave franceze, drejtuesit e klubit kanë përgatitur ofertën e re për ta bindur brazilianin të qëndrojë në Paris.

Ylli brazilian ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022.

Klubi francez i ka ofruar kontratë trivjeçare me rritje të dukshme të pagës.

Neymar këtë sezon me PSG-në në të gjitha garat ka realizuar nëntë gola dhe pesë asistime.