Gjiganti francez, Paris Saint-Germaini, ka pësuar humbje prej 224.3 milionë eurosh në edicionin 2020/21.
Kështu është shkruar të enjten në raportin vjetor të “Departamentit të Kontrollit dhe Menaxhimit Kombëtar të Ligës së Futbollit”.
Kjo humbje e marramendëse financiare ka ardhur si rezultat i ndeshjeve pa tifozë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas raportimit, PSG-ja në krahasim me sezonin e parafundit, ka pasur 36 milionë euro më pak të hyra vetëm nga biletat.
Në të njëjtën kohë, pagat janë rritur për 21%, në 503 milionë euro.
PSG-ja ka shpenzuar në paga më shumë sesa të gjitha 14-të skuadrat më të dobëta financiarisht së bashku.