Skuadra nga Ligue 1, Paris Sanit-Germain ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandez që është pjesë e Milanit.
Bëhet e ditur se Chelsea tashmë ka intensifikuar kontaktet me Milanin pasi po synon transferimin e 23-vjeçarit gjatë kësaj vere.
Hernandez ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 kurse në sezonin 2020/21 ishte njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit duke shënuar tetë gola dhe asistuar po aq herë në të gjitha ndeshjet, ku pati 45 paraqitje.
Hernandez është pjesë e Milanit prej vitit 2019 dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 50 milionë euro.
Krahas Milanit, Hernandez ka bërë karrierë edhe te Real Madridi, Real Sociedadi, Atletico Madridi e Alavesi.
Artikuj të ngjashëm