Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja interesohet për Brozoviqin

Marcelo Brozoviqi karrierën mund ta vazhdojë në Francë.

“Le 10 Sport” shkruan se për kroatin ka shfaqur interesim PSG-ja.

Klubi francez mund ta marr Brozoviqin pa pasur nevojë të paguajë dëmshpërblim, pasi lojtarit i skadon kontrata me Interin në fund të sezonit.

Drejtuesit e klubit italian shpresojnë që me ofertën e re do ta bindin Brozoviqin që të qëndrojë edhe më gjatë tek Interi.

Mesfushori nga Kroacia ka luajtur rol kyç në skuadrën e trajnerit Simone Inzaghi në këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm