Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja do të bëjë ofertë për Tellesin

Paris Saint-Germain do të ofrojë 22 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të majtë të Portos, Alex Telles, shkruan “A Bola”.

Reprezentuesi i Brazilit ka shënuar tetë gola dhe asistuar pesë tjerë në 28 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor. Ai ka kontratë me Porton deri në verën e vitit të ardhshëm.

Për Tellesin po interesohen edhe klube tjera, përfshirë edhe Chelsean. Më herët ishte raportuar se Parisi është duke synuar ta transferojë Marcelon nga Real Madridi. Por, Marcelo ka vendosur të qëndrojë te klubi madrilen. Kështu që krerët e Parisit kanë kthyer sytë nga Tellesi 27-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm