Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja befasohet nga Nice

Paris Saint-Germaini ka pësuar humbjen e tretë këtë edicion në Ligue 1. Ishte skuadra e Nices që e mposhti PSG-n 1:0, në xhiron e 27-të, në duelin e luajtur të shtunën mbrëma.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Andy Delort në minutën e 88-të.

Përkundër humbjes, Parisi mbetet lider në Francë me 63 pikë të mbledhura, ndërsa Nice zë vendin e dytë me 49 sosh.

Parisienët në këtë takim u paraqitën pa golashënuesin kryesor, Kylian Mbappen. Në vend të tij luajti Angel Di Maria, të cilin në pjesën e dytë e zëvendësoi Mauro Icardi, por që ekipi i Mauricio Pochettinos nuk arriti ta shmangë humbjen nga Nice.

https://streamwo.com/v/8m5sp5q4