Paris Saint-Germaini thuhet se ka ndërmarrë një hap të guximshëm për të punësuar një psikolog sportiv për t’iu ndihmuar rreth rekordit negativ në Ligën e Kampionëve. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja “L’Equipe”.
Drejtori sportiv i klubit, Luis Campos kërkon të ndryshojë mentalitetin e ekipit përpara sezonit 2022/23, me ndryshime gjithëpërfshirëse në të gjithë klubin. E angazhimi i psikologut sportiv po shihet si ndihmë e madhe për të thyer rekordin e dobët në Champions sezonet e fundit.
Kjo lëvizje në klubin parisien është bërë pas eliminimit dramatik të PSG-së sezonin e shkuar nga Real Madridi në 1/8 e finales.
Edhe pse ishin në epërsi me rezultatin 2:0, PSG-ja u eliminua me shifrat 3:2 pas “hat-trickut” të realizuar nga Karim Benzema në pjesën e dytë të ndeshjes.