Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG e sheh Dybalan si zëvendësim i duhur i Neymarit

Foto: Reuters

Paris Saint-Germaini ka nisur të interesohet për Paulo Dybalan e Juventusit, raportojnë media të ndryshme në Francë.

25-vjeçari shihet si zëvendësues ideal për Neymarin që synon të largohet nga Parisi, transmeton “Sporti në KTV”.

Sipas transmetuesit RMC Sport, drejtori i PSG-së Leonardo ka nisur kontaktet me përfaqësuesit ligjorë të Dybalas.

Televizioni francez raporton se Parisi do të ofrojë 50 milionë euro për Dybalan, por pa e llogaritur si pjesë të operacionit edhe Neymarin.