Paris Saint-Germaini ka realizuar edhe një fitore bindëse në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B, parisienët fituan 0 me 4 si mysafirë të Anderlechtit.
Kylian Mbappe, Cavani, Neymar dhe Angel Di Maria realizuan golat e fitores së tretë të PSG-së sivjet.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bayerni fitoi 3 me 0 ndaj Celticut.
Muller, Kimmich dhe Hummels shënuan tre golat për fitoren e bavarezëve.
PSG ka 9 pikë në tabelë, Bayerni ka 6, Celticu 3 dhe Anderlechti 0.