Paris Saint-Germain nuk di të ndalet në Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze ka shënuar fitoren e pestë nga po aq ndeshje në Grupin B të Ligës së Kampionëve. Këtë herë viktimë ishte Celticu që u mposht 7 me 1.
Neymar e Cavani realizuan nga dy herë, ndërsa gol shënuan edhe Mbappe, Verratti dhe Alves.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Bayerni fitoi 1 me 2 ndaj Anderlechtit.
Lewandowski dhe Tolisso shënuan për gjermanët, ndërsa Hanni për belgët.
PSG dhe Bayerni tashmë kanë siguruar fazën e ardhshme, ndërsa Celticu me tri pikë është favorit për të kaluar në Ligën e Evroës, pasi Anderlechti s’ka asnjë pikë.