Sport

Bayerni nuk i reziston sulmit të Parisit

Paris Saint Germain ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 3 me 0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Treshja sulmuese Neymar-Mbappe-Cavani ndihmuan që Parisi të fitonte sonte në Parkun e Princave.

Ishte Neymar që në minutën e dytë asistoi për Dani Alvesin që realizoi për 1 me 0.

Në minutën e 31 Kylian Mbappe asistoi për golin e Edinson Cavanit derisa Neymar në minutën e 63 mbylli serinë e golave në këtë takim.

Me fitoren e sotme PSG-ja zë pozitën e parë me 6 pikë, derisa Bayerni gjendet në pozitën e dytë me 3 pikë.

Në këtë grup Celticu mposhti 2 me 0 Anderlechtin.