Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pse Prishtina kërcënon me tërheqjen nga garat

FC Prishtina është duke menduar largimin nga garat e Kosovës.

Skuadra me më së shumti trofe në vendin tonë, përmes një njoftimi, ka bërë më dije se duke e menduar largimin nga garat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin e kryeqytetasve thuhet se FC Prishtina mbështet kreun e FFK-së, Fadil Vokrrin për ndërprerjen e garave.

Ky është njoftimi i FC Prishtinës:

Prishtina mbështet kryetarin e FFK-s, Fadil Vokrri për ndërprerjen e Garave. Ka kohë që Prishtina ka ngritur zërin alarmues. Por, duhet të na e konfirmojnë inspektorët e UEFA-s, se me dy stadiumet, ai qytetit të Prishtinës dhe “Adem Jashari” në Mitrovicë janë larg riparimeve.

Stadiumi i qytetit në Prishtinë është duke u “rinovuar” edhe më ngadalë se hapat e breshkës, kurse në “Adem Jashari” në Mitrovicë as që ka filluar puna. Pra, Prishtina, mund të jetë skuadra e parë që mund t’i bashkëngjitet hapave të Federatës për ndaljen e futbollit.

Punimet për renovimin e stadiumit të Prishtinës janë duke shkuar shumë ngadalë. Shtrojmë pyetjen, për çka vlen të luhet kur shteti nuk e bënë as përpjekjen minimale që t’iu mundësoj skuadrave të garojnë në gara ndërkombëtare? Po ashtu FC Prishtina është në pritje të realizimit të premtimit të Komunës së Prishtinës se deri në fund të muajit shkurt do të procesohet në Kuvend miratimi i ndarjes së lokacionit për kompleksin sportiv.

Investimi është në rrezik dhe më 13-14 mars, nënkryetari i Bundesligës, Helmut Hack sërish do të vizitoj Prishtinën për të parë se deri ku ka arritur procedura, përderisa duhet kujtuar, se hapësira, dikur fusha ndihmëse afër stadiumit të qytetit, sot përdoret për biznes privat.

Ora është “5 në 12”! Është koha që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin hapat urgjent për interes nacional! Dhe, ne ende shpresojmë se do të mbajnë fjalën e në afatin kohor dhe do të kryejnë detyrat që janë të ngarkuar për qytetarët e vendit.