Për herë të parë turma që ishte mbledhur për të bërtitur dhe denoncuar nuk ishte e inatosur në Gigi Becalin, shkruan NYT.
Në vitet e fundit Becali, pronari i Steaua Bukureshtit, klubit më të popullarizuar dhe më të suksesshëm në Rumani, është mësuar që të poshtërohet nga turmat e tifozëve, përcjell Koha Ditore.
Nuk është fyer vetëm se është njëri prej personazheve më të pasura dhe karaktereve më kontroverse të shtetit, por për shkak se rregullisht ka pushtuar ballinat e gazetave për shkak të opinioneve negative për femrat dhe homoseksualët.
Prej vitit 2011, Becali gjithashtu ka qenë në luftë ligjore për kontrollimin e Steauas - ekip që në vitin 1986 ka fituar Kupën evropiane - me një kundërshtar të frikshëm: ish-pronaren e klubit, Ministrinë e Mbrojtjes së Rumanisë.
Kjo është një mosmarrëveshje që kërcënon shkatërrimin e njërit prej ekipeve më të njohura në Evropë. Shkaku i kësaj mosmarrëveshjeje tifozët e klubit janë ndarë në dysh...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pronari kontrovers i Steauas është kundër femrave në futboll
-
Deklarata seksiste nga Rumania: Futbolli i femrave kundër natyrës, Zoti i ka bërë për...
-
Pronari i kampionit rumun me deklarata tjera interesante: Djajtë kanë bërë punën e tyre
-
Pas humbjes së katërt rresht pronari i kampionit rumun ka tjetër mendim: A ju dukem idiot?
-
Cila është lidhja me Shqipërinë e pronarit kundërthënës të kampionit rumun?