Pronarët e rinj të Newcastlet dëshirojnë që në krye të skuadrës ta sjellin trajnerin italian, Antonio Conte. Skuadra “bardhezi” është e gatshme që të bëj ofertë në drejtim të ish-trajnerit të Interit, Juventusit e Chelseat.
Investitorët nga Arabia Saudite kanë blerë 80% të aksioneve në klub për 350 milionë euro dhe duket se kanë plane të mëdha për të ardhmen.
“La Gazzetta dello Sport” bën të ditur të premten se Conte është synimi kryesor për udhëheqjen e klubit.
Conte i fitoi katër tituj të Serie A dhe Premier Leaguen gjatë kohës si trajner dhe konsiderohet si një prej më të mirëve në këtë punë.
Ai i ndau rrugët me Interin pasi e fitoi Scudetton edicionin e kaluar.