Pronarët e klubit kampion të Premier Leagues, Manchester City, kanë arritur marrëveshje për të blerë klubin e Kategorisë së Dytë të Belgjikës, Lommel SK.
Lajmin e ka konfirmuar City Football Group në faqen e vet zyrtare.
Klubi belg është i nënti në rrjetin City Football Group. Në këtë grup është klubi i ligës MLS të SHBA-së, New York City FC, klubi i kategorisë së dytë të Spanjës, Girona.
City Football Group do të paguajë borxhet rreth 2 milionë euro që ka klubi belg Lommel, si pjesë e marrëveshjes.
“Investimi është pjesë e strategjisë sonë afatgjate për të qenë prezent në shtetet kyçe të futbollit, të luajmë futboll të bukur dhe të zhvillojmë talente”, ka thënë Ferran Soriano, shef-ekzekutiv i City Football Group. “Ne jemi johuar nga kultura e Lommelit, kompleksi stërvitor dhe angazhimi për zhvillimin e talenteve dhe po shikojmë para të ndihmojmë klubin të zhvillohet në muajt dhe vitet në vijim”.
Vitin e kaluar, City Football Group, bleu edhe 65 për qind të aksioneve të klubit nga Superliga e Indisë, Mumbay City FC.