Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prokuroria kërkon dënim me kusht për Blatterin e Platinin

Prokuroria zvicerane kërkoi të mërkurën një dënim me 18 muaj burg me kusht për ish-kryetarin e UEFA-s, Michel Platini dhe ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatterin, duke i akuzuar ata për mashtrim.

Blatter dhe Platini po gjykohen për një pagesë prej dy milionë frangash zvicerane në vitin 2011 për ish-kapitenin e Francës, i cili në atë kohë ishte në krye të organit qeverisës të futbollit evropian UEFA.

Gjyqi, i cili u hap javën e kaluar në qytetin jugor të Zvicrës, Bellinzona, pason një hetim që filloi në vitin 2015 dhe zgjati gjashtë vjet.

Gjykata Federale Penale e Bellinzonës do të japë vendimin e saj më 8 korrik. Platini ishte i punësuar si këshilltar i Blatterit midis viteve 1998 dhe 2002. Ata nënshkruan një kontratë në vitin 1999 për një shpërblim vjetor prej 300,000 frangash zvicerane, të cilat paguheshin plotësisht nga FIFA.