Zyra e Prokurorit të Shtetit në Madrid tha se ka ngritur padi kundër yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, nën dyshimet se ka mashtruar autoritetet spanjolle të tatimit në periudhën 2011-2014.
Në deklaratën e lëshuar sot thuhet se Ronaldo me vetëdije ka përdorur “një strukturë biznesore” të krijuar në vitin 2010, për të fshehur të ardhurat në Spanjë, transmeton rel.
Sipas prokurorëve spanjollë, dëmi kap vlerën e 14.7 milionë eurove.
Prokurorët po ashtu thanë se padia bazohet në një raport që u ka dërguar agjencia spanjolle e taksave AEAT.
Në muajin maj, disa gazeta spanjolle kanë raportuar se Ronaldo ka transferuar paratë në Ishujt Virgjinë të Briatnisë.
Futbollisti i Real Madridit, Ronaldo, më herët ka mohuar çdo keqbërje.