Në moshën 40-vjeçare shumica e sportistëve flasin për bilancet, sukseset e dështimet dhe për rastet e lëshuara në karrierë.
Rrallë ndonjë prej tyre vazhdon në mënyrë aktive të merret me sportin përkatës, shumica karrierës aktive në sport i dhënë fund në këtë moshë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy nuk është rast me Atdhe Luzhnicën, shigjetarin aktualisht më të mirë që ka Kosova. Luzhnica, 40-vjeçar, vlerëson të jetë në kulm të karrierës dhe po shikon para për të arritur sukseset kulmore, shkruan Koha Ditore.
Syrin ia ka vënë një shënjestre shumë të vështirë. Synon që në të katërdhjetat e tij të fitojë normë olimpike. Ai thotë se është pranë rezultatit që ia siguron normën për "Tokio 2020".
Arritja eventuale e normës në fakt do të ishte sukses i jashtëzakonshëm për Luzhnicën dhe tërë shigjetarinë kosovare. Shigjetaria është sport fare i ri në Kosovë dhe që ende praktikohet nga numër fare i vogël i sportistëve.... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.