Problemet për Bayern Muenchenin janë duke u shtuar pas startit më të keq në Bundesligë në nëntë vjetët e fundit. Barazimi 2:2 të shtunën me Augsburgun, që ka pasuar humbjen 2:1 në shtëpi nga Hoffenheimi, nënkupton që skuadra e Niko Kovaçit ka lëshuar pikë në gjysmën e ndeshjeve të saj në ligë deri më tash.
I pyetur nëse Bayerni është futur në një krizë të vjeshtës si stinorin e kaluar, kapiteni Manuel Neuer është përgjigjur: "Shpresoj që jo", shkruan sot Koha Ditore.
Por shenjat nuk janë të mira.
Shtylla e mbrojtjes Niklas Suele do të mungojë për disa muaj me lëndim të ligamenteve të gjurit të majtë, sulmuesi Thomas Mueller nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit që nga ardhja e Philippe Coutinhos dhe ka pyetje për forcën mentale të skuadrës pas vetëm katër fitoreve në tetë ndeshje në Bundesligë deri më tash.
"Do të shikoni totalin e pikëve nga viti i kaluar dhe do të nxirrni konkludime", ka thënë Kovaç, që përjetoi një krizë të njëjtë prej katër ndeshjeve zyrtare pa fitore në periudhën e njëjtë vitin e kaluar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)