Për kohë të gjatë palestra “Minatori” në Mitrovicë është vlerësuar arenë e papushtuar, kur në të është paraqitur skuadra e basketbollit Trepça. Por ka vite që “xehetarët” humbin thuajse rregullisht në palestrën që dikur e kishin pikë të fortë, falë përkrahjes së shikuesve. Këtë edicion po vlerësohet se Trepça ka prekur nivel shumë të ulët, fundin madje.
Të dielën mbrëma, Trepça pësoi në palestrën e saj nga Ponte Prizreni me rezultatin e lartë, 103:51. Është kjo prej humbjeve më të thella të Trepçës në Mitrovicë, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrizrenasit që në çerekun e parë krijuan epërsi bindëse, 30:11. Edhe çerekun e dytë Ponte Prizreni e fitoi me rezultat 35:16. Në çerekun e tretë lojtarët e Trepçës shënuan vetëm dy pikë, ndërsa pranuan 19, për të shkuar drejt humbjes turpëruese. Vetëm çereku i katërt, që nuk ndryshonte asgjë, u fitua nga mitrovicasit, me rezultat 22:19.
Trepça renditet e parafundit me 14 pikë nga 12 ndeshje. I ka vetëm dy fitore këtë edicion. Bilanc më të keq ka vetëm Lipjani. Ponte Prizreni renditet i treti me 21 pikë nga 13 ndeshje.
Kriza financiare vlerësohet se ka sjellë edhe krizën e rezultateve te Trepça, e vlerësuar si një prej skuadrave më të mëdha në vend. Trepça ka tre amerikanë në përbërje, por që të dielën nuk bënë dallimin. Më i miri prej tyre, Dj Hanes, shënoi vetëm gjashtë pikë. Njëri amerikan realizoi tri pikë e njëri katër. Më efikasit ishin Agon Selmani e Ramadan Zekiqi me nga vetëm tetë pikë. Malcolm Canada udhëhoqi Ponten me 24 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime. Ty Nichols, po ashtu, realizoi 24 pikë, kurse Urim Zenelaj ishte dominues me 10 pikë e plot 19 kërcime. Ai shtoi edhe pesë asistime.
Të shtunën, Bashkimi e fitoi derbin e xhiros ndaj Rahovecit me shifrat 85:81. Rahoveci mbetet i pari me 24 pikë nga 13 ndeshje, kurse Bashkimi është i dyti me 21 pikë. Po të shtunën, Sigal Prishtina arriti fitore të pritur ndaj Feronikelit, ndërsa të dielën Peja fitoi në udhëtim ndaj Lipjanit.