Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prizreni fiton ndeshjen dramatike në Gjakovë

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në basketboll. Pas dy humbjeve, Prizreni të shtunën e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë në kuadër të xhiros së tretë.

Ndeshja ishte dramatike, ndërsa prizrenasit fituan me rezultat 78:76. Periudha e katërt nisi me rezultatin 67:62 për Vëllaznimin. Por prizrenasit nuk u dorëzuan dhe kaluan para 76:72, 1:10 minuta para fundit. Vëllaznimi barazoi në 76:76, por fare në fund Desi Sills shënoi dy gjuajtje të lira për fitoren 78:76 të Prizrenit.

Sills ndeshjen e përfundoi me 22 pikë e gjashtë kërcime. 19 pikë i kishte Isaiah Kelly, që shtoi edhe tetë kërcime. Urim Zenelaj realizoi nëntë pikë e 11 kërcime, ndërsa Musab Mala ndeshjen e përfundoi me 13 pikë e gjashtë kërcime. Samuel Sessoms ishte më i dalluari te Vëllaznimi me 23 pikë, katër kërcime e katër asistime. Jordan Dallas i kishte 11 pikë e 11 kërcime, ndërsa Ardit Pepaj i realizoi 16 pikë.

Vëllaznimi pësoi humbjen e tretë.