Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prizreni-16 shënon fitoren e tretë në Ligën Unike

Prizreni 16 e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Ligën Unike në basketboll.

Të dielën në palestrën “Sezai Surroi”, skuadra prizrenase ka mposhtur Vllazninë e Shkodrës me rezultatin 100:96. Kjo ndeshje i ka takuar javës së katërt.

Te Prizreni u dallua Urim Zenelaj me 18 pikë e 13 kërcime. Arti Hajdari i kishte 31 pikë e katër kërcime, kurse Ivan Koleviq shtoi 15 pikë e 14 asistime.

Te Vllaznia u dalluan Mathew Butler dhe Jonathan Stove me nga 21 pikë.

Prizreni-16 ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vllaznia ka një fitore dhe tri humbje.