Prizreni-16 ka shënuar fitore të thellë të shtunën ndaj Dritës me rezultatin 102:71.
Për skuadrën prizrenase kjo ishte fitorja e tretë, derisa për Dritën humbja e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara.
Takimi u dominua nga fillimi e deri në fund nga prizrenasit, të cilët kishin epërsi të lartë gjatë gjithë takimit.
Te Prizreni pesë lojtarë shënuan pikë dyshifrore derisa më i dalluari ishte Trevor Manuel me 24 pikë e 17 kërcime.
Te Drita me lojë të mirë u veçua Marcus Mayers me 17 pikë.
Artikuj të ngjashëm