Në debatin me temë “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se pritjet janë që 30 milionë euro gjatë një viti do të jenë sponzorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sporti.
Mbështetja e deritashme sipas tij, për këtë sektor aktualisht është rreth 4 milionë euro, sipas të cilit është një dallim mjaft i madh.
Ministri Gashi tha se ky ligj do të jetë i rëndësishëm për zhvillimin e sportit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, theksoi se kompanitë e kosovare e kanë mundësinë ideale që të përkrahin një kauzë që është kontribut i drejtpërdrejt për zhvillim të vendit dhe fuqizimin e sportit, raporton ksp.
Në këtë debat u tha se sponsosorizmet do të kenë ndikim te sportistët, klubet dhe në ngritjen e cilësisë në sport.
-
Gashi: Ligji për sponsorizim do të thotë më shumë medalje për Kosovën
- Milionat e sponsorizimit në sport, interes publik apo ambicie garuese?
-
Miliona për sportin - FFK-ja dhe KB Ylli e KB Trepça me të hyrat më të mëdha
-
Bizneset sponsorizuan kulturën me dy milionë euro për një vit
-
Milionat e sponsorizimit: para edhe për tifozë dhe shumë para për autoklube