Sport

Pritet të anulohen aktivitetet sportive

Pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, me shumë mundësi do të anulohen aktivitetet sportive në vend.

Aktualisht në fuqi është vendimi që aktivitetet të zhvillohen, por pa praninë e shikuesve. Ndërkohë aktivitetet për kategori të reja janë anuluar.

Është kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, që për Koha.net ka paralajmëruar anulimin e tërësishëm të aktiviteteve.

“E kemi autorizuar Ministren që në mbledhjen e qeverisë që mbahet nga ora 19:00 të propozoj pezullimin e aktiviteteve sportive”, ka thënë Hasani.