Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtinës i del sërish punë me disiplinoren

Komisioni Disiplinor (KD) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Prishtina.

Siç shkruan FFK-ja, Prishtina ka pasur lëshime në organizim të ndeshjes kundër Malishevës në fundjavë.

Kjo ndeshje ku Prishtina ishte nikoqire u zhvillua në Lipjan.

Siç shkruan KD-ja, Prishtina vetëm pas insistimit të delegatit ka pranuar ta vendosë panon e sponsorit të Superligës.

KD-ja ka marrë edhe disa vendime tjera.