Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina zyrtarizon një tjetër amerikan

Sigal Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Patric Cole nga liga e kolegjeve amerikane, NCAA.

Cole, 23-vjeçar dhe i gjatë 1.96 centimetra, luan në pozitat 1, 2 dhe 3.

“Cole, lojtar polivalent, 23 vjeç i cili njihet si specialist për ‘triple-double’ vjen gjithashtu nga NCAA përkatësisht nga North Carolina Central ku në edicionin e fundit kishte mesatare prej 19.3 pikëve, 5.6 asistimeve dhe 7 kërcimeve për ndeshje shifër që tregon se sa lojtar energjik është përkundër pozitës së tij”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.