Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina zyrtarizon ish-futbollistin e Gjilanit

Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e Jamal Aragos.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vjetët e ardhshme dhe gjatë sezonit 2015/16 ishte pjesë e Gjilanit.

Ka përvojë nga kampionati grek dhe ai finlandez. Ka luajtur për Twente U19, Atromitos të Athinës, Gjilanin dhe së fundi për Kajaani të Finlandës. Arago mund të luajë në disa pozita si mesfushor fundor dhe mbrojtës i majtë.