Ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale në plejofin e Superligës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës i është besuar gjyqtarëve vendorë.
Përderisa pesë ndeshjet e kësaj serie gjysmëfinale, përfshirë edhe atë mes Pejës e Yllit kishte arbitra të huaj, këtë herë drejtësia do të ndahet nga vendorët.
Artan Gashi, Xhelal Mumini e Elldin Uglari, do të jenë në krye të detyrës në ndeshjen që do të luhet në kryeqytet.
Rezultati aktual është 1:1 pas dy ndeshjeve të zhvilluara dhe këtë herë nuk ka gjyqtarë të huaj.
Me të nisur seria gjysmëfinale, FBK-ja kishte vendosur që të përfshinte nga dy gjyqtarë të huaj për ta ngritur cilësinë, por këtë herë nuk i është besuar të huajve.
Gjyqtarë nga Franca e Greqia kishin referuar në tri ndeshjet mes Pejës dhe Yllit, si dhe dy të mëparshmet ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës.
-
Arbitrat e vendit ndihen të tradhtuar, FBK-ja mbron vendimin për “të huajt”
-
Gjyqtarë nga Franca e Hungaria për ndeshjen e pestë, në finale do të ndërrohen
-
Finalisti i dytë i plejofit caktohet të dielën, gjyqtarët pritet të jenë nga Franca
-
Arben Fetahu: Gjyqtarë të huaj nga ndeshja e ardhshme
-
Kryetari i FBK-së tregon situatën me gjyqtarët e huaj dhe vendorë