Sport

Prishtina prezanton fundorin amerikan

Fundori Henry Dugat, do të jetë pjesë e skuadrës së Sigal Prishtinës deri në fund të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi kryeqytetas e ka zyrtarizuar amerikanin Dugat të mërkurën, i cili këtë edicion ishte pjesë e ekipit nga elita e Ukrainës, Cherkasy Monkeys dhe ka luajtur me një mesatare prej 14 pikëve për ndeshje.

Dugat (182 cm), ka përvojë të madhe pasi ka bërë karrierë edhe në Francë, Gjermani, Hungari, Meksikë, Suedi dhe Venezuelë.

Po ashtu, ka luajtur edhe në garat evropiane, si EuroChallenge e EuroCup.

“Henry Dugat shumë shpejt do të jetë i gatshëm të paraqitet dhe ti arrijë objektivat e përbashkëta që kemi këtë vit”, thuhet në njoftimin e Sigal Prishtinës.