Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina përfundon fazën përgatitore në Mavrovë

Skuadra e Prishtinës ka përfunduar fazën përgatitore në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut para fillimit të sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në njoftimin e klubit të dielën, thuhet se Prishtina do të kthehet në Prishtinë për të vazhduar përgatitjet për sezonin që nis më 13 gusht.

Gjatë dy javëve sa është përgatitur në Mavrovë, Prishtina ka zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore.

Ka triumfuar 2:1 ndaj ekipit Struga Trim Lum dhe ka barazuar 1:1 me Trepçën ’89.

“FC Prishtina e ka përfunduar një nga fazat më të rëndësishme përgatitore para fillimit të edicionit të ri në futbollin kosovar. Prishtina tashmë do t'i vazhdojë përgatitjet në Kosovë deri në fillim të kampionatit ku pritet ti zhvillojë edhe disa ndeshje kontrolluese. Te Prishtina janë bërë shumë ndryshime për edicionin 2022/2023. Janë larguar shumë lojtarë që kanë bartur barrën kryesore dhe kanë ardhur shumë të tjerë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit në Facebook.