Skuadra e futbollit Prishtina të dielën ka udhëtuar për në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut ku do t’i vazhdojë përgatitjet për edicionin e ri.
Në Mavrovë, skuadra prishtinase do të qëndroi deri më 25 korrik, ndërsa do t’i luajë edhe tri ndeshje përgatitore. Sipas një njoftimi të Prishtinës, skuadra do të ushtrojë tri herë në ditë.
Prishtina për trajner ka emëruar Ismet Munishin, ndërsa deri më tani ka prezantuar Endrit Bahollin, Mërgim Pefqelin, Besir Ramadanin, Ramiz Bytyqin, Marclei Santosin, Egzon Bislimin, Gentrit Dumanin, Muhamed Useinin, Butrint Bulliqin dhe Ardi Ajdinin.
Përforcime tjera pritet të prezantohen ndërkohë.