Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e amerikanit Zeek Woodley nga liga e kolegjeve NCAA.
Lojtari që luan në pozitën “2” ka luajtur për Northwestern State. Kampioni i Kosovës njofton se 23-vjeçari në kolegj kishte një mesatare prej 17 pikë për ndeshje dhe 41 për qind saktësi për treshe.
“Veç asaj ai njihet mjaft për lojën atraktive dhe ngulitjet e shumta që pritet ta elektrizojnë palestrën tonë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm