Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Prizreni nis me angazhimin e amerikanëve

Njëjtë si skuadrat tjera të Superligës në basketboll, Prizreni ka nisur serinë e angazhimit të lojtarëve amerikanë. Isaiah Johnson është përforcimi i parë i huaj për skuadrën e njohur si Ponte Prizreni edicionin e kaluar e që tani njihet vetëm Prizreni - 16.

Ai vjen nga niveli i dytë i basketbollit universitar amerikan. Sipas njoftimit për skuadrën Michigan kishte mesatare prej 21 pikëve për ndeshje.

Luan në pozitat dy e tre dhe prizrenasit e vlerësojnë “aset të vlefshëm për edicionin e ardhshëm garues”.