Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një amerikan për Prizrenin

Skuadra e basketbollit, Prizreni-16, ka vazhduar me angazhimin e lojtarëve amerikanë.

Në ditën e parë të vitit, Prizreni ka prezantuar fundorin Jordan Lyons.

Sipas njoftimit, Lyons ka luajtur me mesatare prej 11,5 pikëve në NCAA.

Ai ka pasus një përvojë edhe në Letoni, përkatësisht në Ligën Baltike, ku luajti me mesatare prej 9 pikëve.

Jordan Lyons është përforcimi i fundit i Prizrenit para vazhdimisht të Superligës.