10 mijë euro vetëm për aplikimet e dy palë vizave ka paguar skuadra nënkampione dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina.
Ende nuk dihet se sa mund të shkojnë shpenzimet në total, thotë zëdhënësi i klubit prishtinas, Avni Durmishi. Kjo do të mësohet pas përfundimit të rrethit para-eliminator të kualifikimeve në Ligën e Evropës, aty ku Prishtina do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, FC Europa, që sezonin e fundit fitoi Kupën e këtij vendi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i skuadrës “Bardhekaltër”, foli edhe për vendin e Gjibraltarit, dhe tregoi se është ndër më të shtrenjtat. Skuadra e Prishtinës do të udhëtojë në Gjibraltar më 26 qershor, kurse pas dy ditësh do ta zhvillojë ndeshjen e parë që fillon në ora 18:00.
Ndeshja e kthimit do të luhet në Mitrovicë në stadiumin “Adem Jashari” më 5 korrik, në ora 19:00.