Dukagjini i Klinës debuton të enjten në garat evropiane.
Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Dukagjini përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Europa.
Ndeshja zhvillohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa Dukagjini të hënën nxori në shitje biletat.
Sipas njoftimit të klubit nga Klina, biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro.
Për tribunën perëndimore, çmimi i biletës është 5 euro, ndërsa biletat për zonën VIP kanë çmim prej 10 euro.
Artikuj të ngjashëm