Prishtina e ka nisur mbarë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur në ndeshjen hapëse, Zhegrën me rezultat 31:23.
Petrit Prekazi, Deniz Terziqi dhe Beni Syla ishin më të dalluarit te “bardhekaltrit” me nga 5 gola, kurse te Zhegra, Adonit Isufi realizoi 6 gola.
Prishtina në xhiron e dytë udhëton te Vëllaznimi në Gjakovë, kurse Zhegra e pret në shtëpi skuadrën e Vushtrrisë.