Ndeshja e xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Këtë e ka bërë të ditur Prishtina të premten, e cila në këtë përballje është nikoqire. Prishtina ka bërë të ditur se edhe ndeshjen me Ballkanin nuk mund ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të punimeve që po bëhen në tapetin e gjelbër.
Dueli mes Prishtinës dhe Ballkanit, zhvillohet të dielën prej orës 13:30. Prishtina është e pesta në tabelë me 24 pikë të tubuara, ndërsa Ballkani zë vendin e dytë me 36 pikë.