Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina mposht Koronën

Skuadra e Prishtinës e ka fituar bindshëm ndeshjen miqësore ndaj skuadrës polake, Korona Kielce.

Ndeshja e luajtur të dielën pasdite përfundoi 3:0 në të mirë të Prishtinës, ka njoftuar klubi i kaltër. Gentian Muça shënoi që në minutën e katërt për 1:0. I njëjti lojtar shënoi edhe në minutën e 22-të, ndërsa rezultatin përfundimtar, 3:0, e vendosi Lorik Boshnjaku në minutën e 39-të. Për Prishtinën ishte ndeshja e fundit kontrolluese në Antalia. Korona Kielce garon në kategorinë e dytë polake dhe renditet në mes të tabelës.