Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ballkani fiton miqësoren me skuadrën e dytë në elitën polake

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka fituar miqësoren me skuadrën polake, Jagiellonia.

Të martën mbrëma në Antalia të Turqisë, Ballkani fitoi 2:1.

Kapiteni Edvin Kuç dhe Vesel Limaj shënuan golat për Ballkanin.

Jagiellonia stinorin vjeshtor e ka përfunduar në pozitën e dytë në kampionatin elitar të Polonisë.