Prishtina e ka fituar derbin e kryeqytetit, duke e mundur Flamurtarin, me rezultat 2-0, të dielën në ‘Xhemail Ibishi’.
Dy rivalët e kryeqendrës u përballën në sfidën kryesore të javës së dytë të elitës së futbollit kosovar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra ‘bardhekaltër’ u shfaq ekip më i rrezikshëm, derisa Mërgim Pevqeli (18’) dhe Mentor Mazrekaj (38’) shënuan për fitoren e Prishtinës, e cila arkëton trepikëshin e parë në këtë sezon të garave, transmeton kp.
Pikët e para në këtë edicion të garave, i ka marrë edhe Liria e cila në shtëpinë e saj mundi Trepça ’89, me rezultat 1-0.
Në një sfidë mjaft interesante, prizrenasit me golin e Mevlan Zekës (76’) nga penalltia mposhtën kampionin në fuqi.
Ndërkohë, fitores se parë i është gëzuar edhe Drenica e cila në ‘Bajram Aliu’ mposhti Vëllaznimin, me rezultat minimal 1-0.
Kuqezinjtë nga Skenderaj me golin e Taulant Dajakut (50’) nga pika e bardhë mundën skuadrën e Ismet Munishit.
Rezultatet e Javës së dytë në Superligë:
Flamurtari-Prishtina 0-2
Liria-Trepça ’89 1-0
Drenica-Vëllaznimi 1-0
Dje
Vllaznia-Llapi 0-1
Nesër takohen:
Gjilani-Feronikeli
Besa-Drita
Ndeshjet fillojnë në orën 16:30.