Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina mposht ekipin nga Ukraina, prin në grup

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e dytë rresht në FIBA Europe Cup, duke mposhtur ekipin Khimik nga Ukraina me rezultat 76 me 65.

Sonte kampioni i Kosovës luajti si vendas ndaj Khimik dhe vetëm pas dy ditësh do të jetë mysafir i ukrainasve në ndeshjen që zhvillohet në Prishtinë.

Më i miri në këtë takim ishte Dardan Berisha me 20 pikë, i ndihmuar nga Lis Shoshi me 12 pikë. Te mysafirët Arians ishte më i miri me 15 pikë të shënuara.

Prishtina javën e shkuar në Belgjikë mposhti Belfious Mons-Hainautin (74:72) me një kosh në sekondat e fundit.

Ndeshja me ekipin ukrainas i takon xhiros së dytë të Grupit G të FIBA Europe Cup.

Prishtina prin në grupin G me katër pikë.