KB Prishtina ka shënuar fitore bindëse në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ndaj klubit ukrainas, Cherkaski Mavpy në kuadër të FIBA Europe Cup.
Me dhjetë pikë epërsi Prishtina e mbylli përballjen e sotme, 92-82, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ndeshje shkëlqeu Dardan Berisha, i cili shënoi 26 pikë. E tek ekipi mysafir Brandon Young ishte më efikasi me 21 pikë.
Prishtina bën gara në Grupin E të FIBA Europe Cup së bashku me Bakken Bears (Danimarkë), Cherkaski Mavpy (Ukrainë) dhe Steaua Bucuresti (Rumani).