Sport

Prishtina mposht edhe Vëllaznimin

Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e dytë në tri ndeshje të luajtura këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas triumfit ndaj Yllit javën e shkuar, Prishtina të shtunën e mposhti Vëllaznimin.

Dueli i luajtur në kryeqytet u mbyll me shifrat 99:81 në favor të Prishtinës, që tani ka pesë pikë.

Vëllaznimi e fitoi çerekun e parë 26:24, por nuk mjaftoi për ta fituar edhe ndeshjen përball Prishtinës që ishte favorite dhe dukshëm më e mirë.

Amerikani Dante Thomas ishte më efikasi te Prishtina me 32 pikë të shënuara, i ndjekur nga Dardan Berisha me 17 sosh. Te Vëllaznimi u veçuan Damonte Dodd (15 pikë) e Jordan Harris (14 pikë).

Për Vëllaznimin, kjo është humbja e dytë këtë edicion, që erdhi pas fitores javën e shkuar në Gjakovë ndaj Rahovecit.