KB Prishtina ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Rahovecit.
Klubi nga kryeqyteti i Kosovës shënoi fitore 107:86 pikë, transmeton Koha.net.
Më i miri në radhët e Prishtinës ishte Dardan Berisha me 21 pikë 7 kërcime e 3 asistime.
E te Rahoveci shkëlqeu Deshon Minnis me 29 pikë, 9 kërcime e 8 asistime.