Sport

Prishtina me vetëm dy të huaj në përbërje kundër Kalevit

KB Sigal Prishtina ka publikuar përbërjen para ndeshjes kundër Kalevit të Estonisë që e luan prej orës 16:00 në Jonava të Lituanisë. Kjo ndeshje i takon gjysmëfinales të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup.

Prishtina është kualifikuar direkt në gjysmëfinale, ndërsa Kalevi në çerekfinalen e luajtur të martën ka mposhtur bindshëm Cedevita Juniorin e Kroacisë (93:73).

Trajneri i Prishtinës, Murat Bilge në përbërje ka vetëm dy amerikanë, Dustin Thomasin dhe Derrick Wilsonin.

Ndërsa, pjesa tjetër e ekipit për këtë ndeshje që përcakton finalistin e turneut, e përbëjnë Jan Palokaj, Valmir Kakruki, Rezart Memedi, Genc Zeqiri, Dardan Berisha, Dren Dedushaj, Norik Binqe dhe Lejson e Jetmir Zeqiri.

Image