Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina me fitore kthen shpresën për titull

Sigal Prishtina me fitore ka ngushtuar serinë finale kundër Bashkimit, për të kthyer shpresën për titull

Kampioni aktual mposhti klubin nga Prizreni me rezultat 88 me 77 për të kthyer në 2 me 1 serinë finale.

Më i miri te Prishtina ishte kapiteni Edomond Azemi me 30 pikë të realizuara, shtatë kërcime e katër asistime.

Ai u ndihmua nga Filip Bundoviq me 19 pikë dhe Fisnik Rugova me 17 pikë.

Te Bashkimi më i miri ishte Moss që realizoi 26 pikë. Ai u ndihmua nga Tmusiq me 17 pikë.

Ndeshja e katërt zhvillohet në Prizren. Në rast të barazimit të serisë finale me rezultat 2 me 2, ndeshja e fundit zhvillohet në Prishtinë.