Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina me epërsi bindëse pas pjesës së parë

Prishtina e ka mbyllur me epërsi shumë të lartë pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina po fiton 4:0 ndaj Trepçës ’89 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Leotrim Kryeziu (8’), Ardian Muja (25’), Mërgim Pefqeli (40’ pen.) dhe Hasan Hyseni (44’) shënuan golat për Prishtinën.