Prishtina ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të majtë nga Gana, Abdul Bashiru.
Futbollisti 25-vjeçar luan në krahun e majtë dhe në Kosovë vjen nga klubi Dreams, ekip nga i cili ishte transferuar edhe Basit Abdul Khalid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam ardhur në Prishtinë të punoj shumë si për vete po ashtu edhe për klub. E njoh Khalidin, ka qenë shok i imi i skuadrës në Ganë dhe pra referencat nuk kanë munguar të vij këtu dhe kam kënaqësinë të bashkohem me të dhe së bashku të japim më të mirën për klubin, por edhe për neve personalisht. Jam i përgatitur në çdo rrethanë t’i bashkohem Prishtinës”, ka thënë Bashiru për uebfaqen e klubit.
Prishtina ditëve të fundit ka larguar disa futbollistë, ndërsa ka transferuar përpos Bashirus edhe Drashko Bozhoviqin dhe Mentor Mazrekajn.